Zehra Ulucak
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
OKB (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se femrat luajnë një rol kyç në bisedimet për paqe që bëhen për dhënien fund të luftimeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në takimin në Këshillin e Sigurimit me temë "Femrat, Paqja dhe Siguria", Ban ka bërë thirrje që femrat të bëhen më shumë pjesë e delegacioneve në bisedimet për paqe. "Pjesëmarrja e femrave në bisedime dhe marrëveshje për paqe, do të thotë që kjo marrëveshje të zgjasë të paktën 15 vjet dhe mundësia e kësaj është 35 për qind më e lartë", është shprehur Ban Ki-moon.