Bota

Kina: Lufta Ukrainë-Rusi duhet të zgjidhet me negociata

"Historia ka dëshmuar disa herë se metodat ushtarake nuk do të sjellin paqe të qëndrueshme dhe se të gjitha konfliktet do të përfundojnë në tryezën e bisedimeve", tha Geng Shuang

Nuri Aydın  | 19.11.2024 - Përdıtësım : 19.11.2024
Kina: Lufta Ukrainë-Rusi duhet të zgjidhet me negociata

Istanbul

Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB, Geng Shuang tha se lufta Ukrainë-Rusi duhet të zgjidhet me rrugën e bisedimeve, transmeton Anadolu.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt një seancë me pjesëmarrje të nivelit me temën "Ukraina", e cila u kryesua nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy.

Në fjalën e tij, Shuang deklaroi se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë duke u rritur ndërsa efektet e krizës humanitare po përhapen në rajon duke u përkeqësuar.

Ai tha se dëshira për paqe e njerëzve në mbarë botën po bëhet gjithnjë më e fortë dhe thirrja për paqe po shprehet gjithnjë më me zë të lartë. "Komuniteti ndërkombëtar që vlerëson krizën në Ukrainë, gjithnjë e më shumë po nxit paqen dhe është i fokusuar në zgjidhjen përmes negociatave nga Azia në Afrikë, nga Evropa deri në Amerikë, nga jugu në veri si dhe nga lindja deri në perëndim", tha Shuang.

Pasi vuri në dukje se kushtet e nevojshme për komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje, Shuang tha: "Historia ka dëshmuar disa herë se metodat ushtarake nuk do të sjellin paqe të qëndrueshme dhe se të gjitha konfliktet do të përfundojnë në tryezën e bisedimeve".

"Ne u bëjmë thirrje edhe një herë palëve në konflikt të tregojnë vullnet politik dhe të fillojnë bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, të takohen me njëri-tjetrin, të ndalin luftimet dhe të vendosin armëpushim", tha ai.

Sipas tij, qëndrimi i Kinës për luftën Ukrainë-Rusi është i qartë. "Kina ka mbrojtur gjithmonë se duhet të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve, të respektohen qëllimet dhe parimet e OKB-së, të merren seriozisht shqetësimet e arsyeshme të sigurisë së të gjitha vendeve dhe të mbështeten të gjitha përpjekjet që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës me rrugë paqësore", tha Shuang.

Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB tha se Pekini është i gatshëm të forcojë më tej komunikimin me palët përkatëse dhe të vazhdojë "përpjekjet e pandërprera dhe rolin konstruktiv" në aspektin për arritjen e paqes sa më shpejt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.