Emre Aytekin
28 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Në 24 orët e fundit, 17 raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri (COVID-19) janë konfirmuar në Kinë dhe 40 në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë deklaroi se tre nga 17 rastet e reja ishin të importuara. Nuk ka pasur vdekje të shoqëruara me infeksionin e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Deri më tani në Kinë me koronavirus janë infektuar 83.500 persona, ndërsa 4.634 kanë vdekur.
Ndërkaq, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Koresë së Jugut deklaroi se 40 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë të importuara.
Numri i të infektuarve është rritur në 12.715. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 282, kurse mbi 10.000 njerëz janë shëruar nga COVID-19.