Emre Aytekin
21 Dhjetor 2021•Përditësim: 21 Dhjetor 2021
Në 24 orët e fundit në Kinë janë zbuluar 57 raste të reja me COVID-19 me origjinë lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, 43 prej rasteve janë zbuluar në provincën Shaanxi në veri të vendit.
Në provincën Ciciang në lindje u regjistruan 8 raste dhe 6 raste në Guangdong në jug.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar 24 raste me origjinë nga jashtë dhe nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.
Ndërkaq, u konstatua se 19 raste, prej të cilëve 1 me origjinë vendase, nuk kanë shfaqur asnjë shenjë sëmundjeje edhe pse testi për COVID-19 u ka rezultuar pozitiv.
Autoritetet shëndetësore kineze rastet që nuk zhvillohen në sëmundje nuk i përfshijnë në numrin total të rasteve, por i klasifikojnë veçmas si “raste asimptomatike”.
Në Kinë, ku u shfaqën rastet e para me pandeminë e COVID-19, deri më tani janë zbuluar 100.467 persona me virus, 4.636 persona e kanë humbur jetën ndërsa vazhdojnë trajtimin 1.768 pacientë.