Emel Öz
21 Dhjetor 2021•Përditësim: 21 Dhjetor 2021
Në SHBA, varianti Omicron i COVID-19 është zbuluar në 73 për qind të rasteve të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së njoftoi se shpeshtësia e Omicron në rastet në vend është rritur 6 herë brenda një jave.
Omicron është vërejtur në 90 për qind të rasteve në New York, në rajonet juglindore dhe në rajonet perëndimore, qendrore dhe veriperëndim të Paqësorit thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se varianti është zbuluar në 73 për qind të rasteve të koronavirusit në të gjithë vendin.
Gjithashtu thuhet se Omicron është bërë varianti dominues në vend duke lënë pas variantin Delta dhe variantet e tjera.
Sipas të dhënave të CDC, javën e kaluar në SHBA u regjistruan mbi 650 mijë raste të Omicron. Deri në fund të nëntorit 99.5 për qind të rasteve e përbënte varianti Delta.
Drejtoresha e CDC, dr. Rochelle Walensky vuri në dukje se shifrat e reja reflektojnë rritjen e variantit Omicron të vërejtur edhe në vendet e tjera. "Këto shifra nuk janë befasuese", tha ajo.