Hakan Çopur
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Kolegji zgjedhor në SHBA përbëhet nga 538 anëtarë, zgjedhësve (elektorëve) nga të gjitha shtetet federale të cilët sot do të takohen për të zgjedhur presidentin dhe zv/presidentin e SHBA-së në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 8 nëntorit të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Sistemi zgjedhor në SHBA është një nga më komplekset në botë, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kandidati republikan Donald Trump festoi fitoren duke fituar 306 vota të delegatëve, elektorëve edhe pse kandidatja demokrate Hillary Clinton ka marrë më shumë vota nga numërimi i thjeshtë i votave.
Votimi i zgjedhësve (elektorëve) që tradicionalisht mbahet gjashtë javë pas zgjedhjeve në praktikë është një formalitet, por këtë herë vëmendja e opinionit është disi më e lartë për shkak të faktit se Trump fitoi zgjedhjet presidenciale me numrin e zgjedhësve, jo me numrin e votave.
Kolegji Zgjedhor sot do të votojë, ndërsa votat do të numërohen në takimin e Kongresit amerikan, më 6 janar, kur rezultatet e votimit para opinionit do t'i komunikojë zv/presidenti amerikan në largim, Joe Biden.
Trump në zgjedhjet e nëntorit fitoi 306 vota të delegatëve, kurse oponentja e tij Clinton 232 vota delegatësh dhe pritet që Kolegji zgjedhor të konfirmojë fitoren e Trump.