Ahmet Sait Akçay
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
HATAY (AA) - Rritet numri i banorëve të plagosur nga Halepi të cilët janë shtruar për mjekim në spitalet në jug të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 130 banorë të plagosur rëndë nga Halepi u transferua nga qyteti sirian në spitalet e provincës Hataj në Turqinë jugore, për t'u dhënë atyre ndihmën mjekësore.
Drejtoria e Përgjithshme për mediat turke dhe informacion sot bëri të ditur se pesë persona u janë nënshtruar plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar. Gjithsej 57 pacientë janë transportuar në spitalet fqinje, ndërsa 12 janë lëshuar.
Banorët e plagosur rëndë të Halepit janë transferuar në territorin turk përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu.