Lokman İlhan
20 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
BOGOTA (AA) – Si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ndodhi të mërkurën në qytetin Manizales të Kolumbisë, humbën jetën 17 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Manizales, që është kryeqyteti i rajonit Caldas, i vendosur në zonën qendrore të vendit, u zhdukën tetë persona për të cilët po zgjat kërkimi.
Rajonin e goditur e vizitoi edhe presidenti i shtetit Juan Manuel Santos i cili tha se ekziston frika se numri i të pësuarve mund të rritet dhe se rrëshqitja e dheut ka prekur rreth 80 shtëpi.
Prefekti i Manizales Jose Octavio Cardon tha se gjatë mbrëmjes ka rënë shi sa bie brenda një muaji. Rrëshqitjet e dheut kanë goditur 25 vendbanime, ndërsa në disa pjesë të qytetit është ndërprerë shpërndarja e energjisë elektrike, ujit dhe gazit.