Yusuf Özcan
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
PARIS (AA) - Kandidatja e partisë Fronti Kombëtar (FN) e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, tha se kolonializmi francez ka patur një kontribut të madh për Algjerinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë në kanalin televiziv BFM, Le Pen duke bërë deklarata në lidhje me të kaluarën koloniale që Franca ka zbatuar në Afrikën veriore dhe vendet e tjera tha se "Për Algjerinë kolonializmi ka ofruar shumë gjëra. Edhe algjerianët të cilët janë me qëllime të mira gjithashtu e pranojnë këtë."
Duke mbrojtur idenë e saj se Franca nuk ka mbrojtur mjaftueshëm ata që janë dërguar në Algjeri dhe algjerianët që kanë luftuar për Francën (Harki), Le Pen ka pretenduar se luftëtarët harki janë vendosur në kampe me kushte të tmerrshme në Algjeri.
Gjithashtu edhe ish-ministri i Ekonomisë nga Partia Socialiste dhe kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale Emmanuel Macron gjatë një vizite dy muaj më parë në Algjeri kishte bërë deklarata në lidhje periudhën koloniale, ku ai ishte shprehur se "Periudha koloniale është një pjesë e historisë së Francës dhe është një krim i kryer kundër njerëzisë."
Ndërsa edhe kandidati për president i qendrës së djathtë François Fillon në një fjalim të mbajtur vitin e kaluar duke pretenduar se vendi i tij është përhapur në vendet e tjera jo për kolonializmin, por për kulturë dhe qytetari, ishte shprehur se "Franca nuk mund të ketë kryer krim për shkak se ka ndarë kulturën e saj me vendet e Afrikës".
Këtë të diel në Francë do të mbahet raundi i parë për garën presidenciale ku do të marrin pjesë 11 kandidatë. Nëse në raundin e parë nuk arrihet shumicë absolute raundi i dytë i votimit do të mbahet më 7 maj mes dy kandidatëve që kanë më shumë vota.
Anketat tregojnë se Le Pen do të kalojë lehtë raundin e parë dhe do të marrë pjesë në raundin e dytë.