Lokman İlhan
15 Dhjetor 2017•Përditësim: 16 Dhjetor 2017
BOGOTA (AA) - Dhjetëra mijëra njerëz kanë qenë të pranishëm mbrëmë në ndezjen e fishekzjarrit dhe llambave në sheshin Bolivar në Bogota, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivitetet me rastin e festave të fundvitit zgjasin deri më 13 janar, ndërsa njëra nga ngjarjet - “Ciclovia“, turi i çiklizmit, është mbajtur mbrëmë.
Disa rrugë në orët e mbrëmjes kanë qenë të mbyllura për komunikacion, ku mund të qarkullonin vetëm çiklistët dhe këmbësorët.
Ciclovia në Kolumbi shënohet tashmë për katër dekada, ndërsa më meritor për këtë është kryebashkiaku i dikurshëm i Bogotës, Luis Prieto Ocampo, i cili në vitin 1976 nënshkroi vendimin ku u vendos kjo praktikë.
Vitet e fundit kjo praktikë është zgjeruar edhe në vende tjera të botës, prandaj mbyllja e rrugëve për komunikacion praktikohet në SHBA, Argjentinë, Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Meksikë, Indi, Zelandë të Re dhe vendet të tjera.