Şerife Çetin
26 Nëntor 2018•Përditësim: 26 Nëntor 2018
BRUKSEL (AA) - Komisioni NATO-Ukrainë sot do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar zhvillimet në ngushticën Kerç në Detin Azov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në ngushticën Kerç në Detin Azov.
Në deklaratën ku theksohet se Stoltenberg mbështet fuqimisht integritetin territorial, sovranitetin dhe udhëtimin e lirshëm në ujërat territoriale të Ukrainës, thuhet se me kërkesë të presidentit Poroshenko do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm Komisioni NATO-Ukrainë.
Parashikohet që komisioni sot të mblidhet në selinë e NATO-s në nivel të ambasadorëve.
Në orët e mëngjesit të djeshëm anijet luftarake të Rusisë dhe të Ukrainës u përballën në Detin Azov, ku anijet luftarake ruse ndërhynë ndaj anijeve luftarake ukrainase me pretendimin se kishin hyrë në ujërat territoriale ruse.