Ekip
26 Nëntor 2018•Përditësim: 26 Nëntor 2018
KUDS (AA) - Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez me pretendimin se me makinën e tij përplasi një grup ushtarësh në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se tre ushtarë u plagosën në sulmin e dyshuar që ndodhi në qytetin Beit Ummar në Hebron. Ai tha se një ushtar izraelit qëlloi dhe “neutralizoi” sulmuesin e dyshuar.
Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, nga ana e saj, konfirmoi se një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite.
Nga atje njoftuan se mjekët e Gjysmëhënës së Kuqe kanë pranuar trupin e palestinezit nga ushtria izraelite.