Nuran Erkul Kaya
26 Shkurt 2025•Përditësim: 27 Shkurt 2025
Prodhuesi britanik i automjeteve sportive "Aston Martin" ka njoftuar se do të pushojë nga puna 170 punonjës, rreth 5 për qind e fuqisë së tij punëtore, ndërsa do të vonojë automjetin e parë elektrik, transmeton Anadolu.
"Aston Martin" ka shpallur rezultatet e saj financiare për tremujorin e fundit të vitit 2024.
Sipas kësaj, kompania do të pushojë nga puna 170 nga stafi, që janë 5 për qind e fuqisë së saj punëtore, në një përpjekje për të kursyer 25 milionë funte përballë humbjeve financiare dhe borxheve në rritje.
"Aston Martin" vendosi gjithashtu të shtyjë projektin e saj të automjetit të parë elektrik.
Pas njoftimit, aksionet e kompanisë pësuan humbje prej më shumë se 13 për qind.