Tonguçnaz Seleme Baştürk,Ekip
12 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
SEUL (AA) - Koreja e Jugut ka paralajmëruar të hënën se Koreja e Veriut është e vendosur të kryejë testin e radhës bërthamor vetëm disa ditë pasi kreu testin e pestë i cili shkaktoi polemika të mëdha në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pheniani po përballet me sanksione akoma më të ashpra nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili ka dënuar testin e së premtes së kaluar, më i forti deri më tani.