Ekip
24 Dhjetor 2020•Përditësim: 25 Dhjetor 2020
Një korrespondent i Anadolu Agency (AA) është nderuar për mbulimin e tij të shtypjes dhe traumës me të cilën përballen gratë nga Bangladeshi që kërkojnë punë në Arabinë Saudite.
"Është një kënaqësi e madhe e imja se ky çmim në ditët në vijim do të më inkurajojë të punoj më shumë në një nga platformat më të mëdha mediatike në botë, Anadolu Agency (AA)", tha Md. Kamruzzaman, fitues i Çmimit të Medias për Migrim për vitin 2019.
Çmimi i Medias për Migrim ndahet nën projektin e financuar nga Bashkimi Evropian (BE), i titulluar "Bangladeshi: Ri-integrimi i qëndrueshëm dhe qeverisja e përmirësuar e migrimit", i cili zbatohet nga Organizata Ndërkombëtar për Migracionin (IOM) në partneritet me organizatën ndërkombëtare të zhvillimit BRAC të udhëhequr nga Qeveria e Bangladeshit.
Kamruzzaman u nderua me këtë çmim për raportimin mbi gratë e Bangladeshit që kanë migruar në Arabinë Saudite. Raportimi, i publikuar nga AA më 17 nëntor të vitit 2019, titullohej "Ëndrra për gratë e Bangladeshit në Arabi kthehet në terror".
"Për herë të parë një gazetarë nga Bangladeshi si përfaqësues i një mediumi jashtë shtetit ka fituar këtë çmim", tha Shariful Islam Hasan, kreu i Programit të Migracionit BRAC, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt në Dhaka të Bangladeshit.
Duke e quajtur çmimin një burim të madh frymëzimi për raportimin mbi çështjet e migracionit, ministri për Mirëqenien e të Huajve i Bangladeshit, Imran Ahmed, u kërkoi gazetarëve të jenë "shumë të përgjegjshëm" në raportimin për çështjet e migracionit pasi ky është një aspekt "shumë kritik" i botës moderne.
Gjithsej 13 gazetarë dhe një organizatë mediatike u nderuan me çmime në gjashtë kategori për mbulimin e tyre të lajmeve "të jashtëzakonshme dhe me ndikim" mbi migracionin.
Duke shprehur mirënjohje për AA, Kamruzzaman tha se, "Jam mirënjohës për AA-në mbi zhvillimin e një platforme të madhe për raportimin për të gjitha çështjet virale dhe për atë që më udhëzoi me gjithë zemër për të mbuluar këtë histori migrimi".