Ayhan Şimşek
16 Gusht 2021•Përditësim: 17 Gusht 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka pranuar se qeveria e tij veproi shumë vonë për të evakuuar qytetarët, përthkyesit vendas dhe stafin mbështetës nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, ministri Maas tha se Gjermania dhe partnerët e saj ndërkombëtar e gjykuan në mënyrë të gabuar situatën dhe nuk parashikuan se talebanët mund të merrnin kontrollin e Afganistanit kaq shpejt.
"Nuk ka asgjë për të sqaruar këtu. Qeveria federale, shërbimet e inteligjencës, komuniteti ndërkombëtar, ne të gjithë nuk arritëm ta vlerësojmë me saktë situatën", tha Maas.
Gjermania sot dërgoi tre avionë ushtarakë në Afganistan për të evakuuar personelin e mbetur diplomatik dhe stafin afgan vendas, por asnjëri nuk mundi të ulet në Kabul siç ishte planifikuar për shkak të kaosit në aeroport.
Javën e kaluar, Berlini evakuoi afër 2 mijë punonjës lokal afgan nga vendi, por numri i përgjithshëm i atyre që përpiqeshin të largohen nga vendi ishte rreth 10 mijë, përfshirë afganët që punonin për agjencitë gjermane të zhvillimit, organizatat joqeveritare dhe mediat, si dhe aktivistë dhe avokatë për të drejtat e njeriut.