Rabia İclal Turan
16 Gusht 2021•Përditësim: 17 Gusht 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë së cilës ata diskutuan situatën e fundit në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë e konfirmuan burime diplomatike dhe njoftuan se Çavuşoğlu realizoi biseda të ndara telefonike dhe me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, me atë gjerman, Heiko Maas, atë danez, Jeppe Kofod dhe atë gjeorgjian, David Zalkaliani.
Talebanët dje hynë në Kabul dhe morën kontrollin e Afganistanit për herë të parë pas 20 vitesh, pasi forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja pushtuan vendin në vitin 2001.
Me rënien e qeverisë afgane, vëmendja po kthehet në garantimin e sigurisë së civilëve dhe evakuimeve, si dhe në transferimin e rregullt të pushtetit.