Ahmet Gürhan Kartal
16 Nëntor 2020•Përditësim: 16 Nëntor 2020
Kryeministri britanik Boris Johnson është vetë-izoluar pasi ka rënë në kontakt me dikë që doli pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Johnson do të vetë-izolohet në Downing Street, ku do të vazhdojë të punojë, tha një zëdhënës.
"Kryeministrit Boris Johnson i është thënë të izolohet përmes aplikacionit 'Testo dhe Gjurmo' të NHS-së pasi ka pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv", tha ai.
"Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19", shtoi ai.
Johnson u infektua me virusin në fund të muajit marsit dhe u shtrua në kujdesin intensiv pasi gjendja e tij u përkeqësua pasi u izolua për 10 ditë.
Ai qëndroi në kujdes intensiv për dy ditë dhe më pas gjendja e tij u përmirësua.