Bedrudin Brlyavac
01 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
LUBJANË (AA) – Pas shumë qyteteve në botë edhe kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, të enjten mbrëma dërgoi mesazhin simbolik në mbështetje të Turqisë pas sulmit terrorist vdekjeprurës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sllovenët nderuan viktimat e sulmit terrorist me çka Kalasë së Lubjanës iu dhanë ngjyrat e flamurit, e cila duket pothuaj se nga të gjitha pjesët e qytetit.
Në sulmin terrorist në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll humbën jetën 44 persona ndërsa 238 u plagosën. Disa nga viktimat janë varrosur gjatë dy ditëve të kaluara.