Gülşen Topçu
10 Prill 2018•Përditësim: 10 Prill 2018
KAJRO (AA) – Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në tentimin për larjen e parë pranverore në lumin Nil në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga kohërat e lashta, egjiptianët me një sërë manifestimesh shënojnë ardhjen e pranverës, ndërsa një nga traditat më të përhapura në popullatë është larja e hershme pranverore në Nilin e stërmbushur dhe të ftohtë.
Mediat lokale shkruajnë se në ditët e kaluara, në qytetet buzë brigjeve të lumit Nil, janë mbytur të paktën 16 persona.
Në mesin e të vdekurve ka edhe të mitur ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për rastet në fjalë.