Gülbahar Sayım
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
KINSHASA (AA) - Lirohen 16 pengje të stafit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të rrëmbyer në Republikën Demokratike të Kongos nga separatistët sudanezojugorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Charles Antoine Bambara, një nga zëdhënësit e Misionit të Stabilizimit të OKB-së (MONUSCO), në një konferencë për media tha se janë liruar 16 pjesëtarë të stafit të OKB-së që u morën peng nga separatistët sudanezojguorë në kompleksin e MONUSCO-s në rajonin Munigi.
Bambara tha se kanë arritur të dakordohen për lirimin e personelit të OKB-së, duke shtuar se në këmbim të kësaj separatistëve nuk u është dhënë asnjë premtim.
Paraprakisht, Daniel Ruiz, përfaqësuesi i MONUSCO për provincën e Kivus Veriore njoftoi se rreth 100 separatistë sudanezojugorë kanë marrë peng pjesëtarë të stafit të OKB-së për t'u mos u kthyer në vendin e tyre. Ai po ashtu kishte njoftuar se janë në përpjekje për të rënë dakord me separatistët, të cilët, sipas tij, kërkojnë të shkojnë në Uganda, Kenia apo Etiopi.
Në kampin në Munigi jetojnë rreth 500 separatistë sudanezojugorë.
Ndryshe, qeveritë e Sudanit Jugor dhe RD e Kongos javën e kaluar kishin rënë dakord për ekstradimin e tetë ish-separatistëve të Lëvizjes Popullore Çlirimtare të Sudanit (SPLM-N) që i përkasin ish-zv/presidentit Riek Machar.
Sudani Jugor ishte përfshirë nga lufta civile pasi presidenti Salv Kiir Mayardit largoi nga detyra zëvendësin e tij Machar me akuzën për "tentativë për grusht shteti" më 16 dhjetor të vitit 2013.
Në luftën civile kanë humbur jetën afro 50 mijë njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë. Palët arritën marrëveshje më 17 gusht të vitit 2015 pas negociatave për paqe, e cila u pezullua pas konfliktit që shpërtheu sërish më 8 korrik mes forcave të sigurisë së presidentit dhe simpatizantëve të Macharit.