Furkan Güldemir
28 Korrik 2017•Përditësim: 28 Korrik 2017
SAIDA (AA) - Në një ishull në afërsi të qytetit Saida të Libanit është organizuar koncert pas pastrimit nga mbeturinat me mbështetje të bashkisë dhe iniciativës së një organizate joqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).
Orkestra që mbajti koncertin në ishullin Zira përbëhej nga të rinj të moshës së re ndërsa koncerti u ndoq nga shumë libanezë dhe disa deputetë.
Mbeturinat në Liban ishin tubuar në rrugët e vendit me mbylljen e deponive të vjetra në vitin 2015, duke shkaktuar protesta mbarëpopullore. Ndërkaq, problemi i mbeturinave në vend u shkaktua me mbylljen e kohëpaskohshme të deponive të reja si pasojë e problemeve të reja dhe padive të hapura nga aktivistët.
Së fundmi, deponia e hapur që nisi të funksionojë në afërsi të Aeroportit 'Refik Hariri' në Bejrut, filloi të rezikojë trafikun arjor për shkak të pulëbardhave që mblidheshin aty.