Mahmoud Mohamed Barakat
08 Maj 2020•Përditësim: 09 Maj 2020
Sulmet ajrore të qeverisë libiane të premten neutralizuan 15 pjesëtarë të militantëve të komandantit puçist Khalifa Haftar në afërsi të bazës ajrore të al-Watiya, raporton Anadolu Agency (AA).
"Forcat ajrore kryen sulme ajrore mëngjesin e sotëm në afërsi të bazës ajrore al-Watiya - 42 kilometra në juglindje të bazës", tha zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Mohamed Qanunu në një deklaratë të bërë nga zyra e mediave të Operacionit të udhëhequr nga qeveria Burkan Al-Ghadab (Vullkani i tërbimit).
Al-Watiya, e cila ndodhet në jug-perëndim të kryeqytetit Tripoli, vlerësohet si një bazë ajrore kryesore në vend dhe është e dyta pas Aeroportit Ndërkombëtar Mitiga. Baza u pushtua në gusht 2014 nga forcat e Haftarit, udhëheqësi i forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë, i cili e përdori atë si selinë e tij për operacionet.
Qeveria e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë. Ajo filloi Operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Në kuadër të Operacionit “Stuhia e Paqes”, në mënyrë periodike janë duke u kryer operacione ajrore kundër bazës ajrore al-Watiya.
Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vitin 2015 u themelua qeveria e Libisë nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB.