Zehra Ulucak
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka ndaluar festimet e fundvitit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas "India Times", Kim ka ndaluar festimet e fundvitit në mënyrë që të harrohet Jezusi dhe në vend të tij të përkujtohet gjyshja e Kim, Kim Jong-Suk.
Lideri veri-korean ka rikujtuar se gjyshja e tij Kim Jong-Suk ka lindur ditën para festës së Krishtlindjeve dhe në këtë mënyrë ka kërkuar nga populli që në vend të Jezusit të adhurohet gjyshja e tij.
Kim Jong-Suk, e cila ishte aktiviste komuniste kundër Japonisë, njihet si “Nëna e shenjtë e revolucionit”.