Haydar Hadi
04 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
BAGDAD (AA) - Forcat e Irakut kanë hyrë në qendër të rajonit Havixhe të Kirkukut i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror mësohet se forcat e ushtrisë, policisë, Hashdi Shabi dhe ato të rendit kanë hyrë në qendrën e rajonit Havixhe.
Më tej theksohet se operacioni për çlirimin e rajonit Havixhe të Kirkukut nga organizata terroriste DEASH ka nisur mëngjesin e sotëm.
Kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi në një deklaratë më 29 shtator tha se "ka nisur faza e dytë e operacionit për çlirimin e rajonit Havixhe".