Bota

"Lufta tregtare SHBA-Kinë me ndikim të kufizuar"

"Aktualisht kemi një probabilitet të ulët të luftës tregtare", deklaroi Mickey Levy, krye ekonomist për Amerikën dhe Azinë në konsulencën Berenberg Capital Markets

Tuba Şahin  | 18.04.2018 - Përdıtësım : 18.04.2018
"Lufta tregtare SHBA-Kinë me ndikim të kufizuar"

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Lufta tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) siç duket nuk do të ketë një ndikim shkatërrues, thonë ekspertët e ekonomisë.

"Aktualisht kemi një probabilitet të ulët të luftës tregtare", deklaroi për Anadolu Agency (AA), Mickey Levy, krye ekonomist për Amerikën dhe Azinë në konsulencën Berenberg Capital Markets.

Levy i quajti taktikat e presidentit amerikan, Donald Trump, "të çoroditura " dhe "të paparashikueshme", për të shtuar se paqartësitë në rritje dhe paqëndrueshmëria e tregut financiar mund të ulë besimin dhe të dëmtojë ecurinë ekonomike.

Ai thotë se negociatat e Trumpit me BE-në dhe Japoninë, do të rezultojnë me barriera më të vogla të tregtimit.

Krye-ekonomisti në bankën Berenberg, Holger Schmieding, tha se dëmet ekonomike të luftës tregtare, janë më të vogla nga rreziku prej saj.

"Efektet e luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve, me gjasë do të mbeten të parrezikshme”, tha Schmieding.

Kohë më parë Kina ka njoftuar se do të vendosë 25 për qind tarifa ndaj 106 produkteve me origjinë amerikane në kundërpërgjigje të 25 për qind tarifave shtesë në vlerë prej rreth 50 miliardë dollarësh ndaj 1.300 produkteve me origjinë kineze të paralajmëruara nga SHBA-të.

Ky hap i Kinës vjen pasi SHBA më herët publikoi një listë të rreth 1.300 produkteve me origjinë kineze kryesisht nga sektori i mbrojtjes, aviacionit dhe prodhimit, ndaj të cilave do të vendosen tarifa doganore shtesë prej 25 për qind.

Në listën e publikuar nga Washingtoni janë përfshirë produkte të ndryshme, përfshirë reaktorët bërthamorë, komponimet e toriumit dhe uraniumit, hekuri, çeliku, alumini dhe aliazhet që përmbajnë këto metale, turbinat e gazit, furrat, makinat për lëngëzim të gazit dhe ajrit, fermentet laktike, si dhe disa barna dhe vaksina.








Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın