Ekip
18 Prill 2018•Përditësim: 19 Prill 2018
BANKOK (AA) - Përgatitjet për Olimpiadën e vitit 2024 në Paris janë në rrugën e duhur, deklaroi të mërkurën kreu i Komitetit Organizativ i Olimpiadës së Parisit, Tony Estanguet, duke vënë theksin tek mbajtja e premtimit dhënë francezëve për kursime të shpenzimeve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Parimi i parë është se duam të mbajmë investimet publike në rreth 1.5 miliardë euro, ndërsa prioriteti ynë është të mos rrisim koston”, deklaroi Tony Estanguet, medalist i trefishtë në sportin e kanusë, gjatë fjalimit të tij në konventën SportAccord që po mbahet në Bangkok të Tajlandës, në të cilën AA është sponsorues mediatik.
“Nëse ka nevojë do të reduktojmë infrastrukturën, sepse këtë premtim ia kemi dhënë qytetarëve, të cilëve u thamë se nuk do të derdhim paratë e tyre”, tha ai, për të shtuar se eventi do të jetë më i madhi ndonjëher në Francë dhe se do të mbahet saktë 100 vjet nga Lojrat Olimpike të vitit 1924 të cilat u mbajtën në Paris.
Kreu i Paris 2024, theksoi entuziazmin e presidentit francez Emmanuel Macron për lojrat që do të mbahen në Parisi.
"Është shumë i përkushtuar që të bëj promovimin e Francës në nivel ndërkombëtar. Biseduam javën e kaluar dhe mund të them se është shumë i lidhur me tërë këtë projekt", tha Estanguet.