Ekip
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Kompania ajrore gjermane Lufthansa pas ndërprerjes një orëshe të fluturimeve drejt Kajros, sërish vendosi linjën drejt kryeqytetit të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ueb faqen e kompanisë gjermane shkruan se nga Frankfurti të dielën ka fluturuar avioni i fluturimit LH582 që në Kajro duhet të aterojë më vonë.
Lufthansa dje pezulloi fluturimet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, ndërsa të njëjtën e bëri edhe kompania British Airlines, për arsye sigurie.
Nga Lufthansa theksuan se fluturimet u pezulluan nga masa paraprake, por nuk specifikuan se çfarë i çoi drejt një hapi të tillë.