Ekip
13 Shtator 2017•Përditësim: 13 Shtator 2017
LOWER MATECUMBE KEY (AA) - Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të rindërtojë ishujt e Karaibeve, pasi uragani Irma shkatërroi shumicën e Shën Martinit dhe St. Barthelemyt, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës së tij në ishujt francezë në Karaibe, Macron pranoi se ishte i zemëruar për shkak të reagimit të dobët të qeverisë ndaj katastrofës.
Ai të martën solli sasi të nevojshme ushqimi, ujë dhe ilaçe, dhe tha se punonjësit e emergjencës janë të angazhuar për të evakuuar ata që donin të largoheshin, ndërkohë që për ata që do të mbeten në ishuj, tha se do të ofrohen shërbimet e nevojshme.
Macron shtoi më tej se Franca do të vendos çadra me kondicionerë të ajrit në mënyrë që fëmijët të nisin vitin shkollor.
Presidenti francez është zotuar për rindërtimin e ishullit Shën Martin duke e shndërruar në një model të rezistimit të stuhisë në të ardhmen.