Ömer Faruk Yıldız
10 Shtator 2020•Përditësim: 11 Shtator 2020
Reshjet e mëdha të shiut në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, shkaktuan përmbytje në pjesët qendrore të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me fillimin e sezonit të reshjeve monsune, shiu që ka rënë në gjithë qytetin që nga mesdita e sotme ka bërë që trafiku të intensifikohet në shumë pjesë të qytetit.
Lagjja Masjid Jamek në qendër të qytetit ishte zona më e prekur nga përmbytjet, ndërsa ujërat e vërshuara në pikën ku bashkohen lumenjtë Klang dhe Gombak krijuan pamje interesante.
Shumë njerëz në mediat sociale ndanë video dhe fotografi nga zonat e prekura.
Përmbytjet nuk kanë shkaktuar të vdekur, ndërkohë që Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se kanë filluar të shpëtojnë drejtuesit e motoçikletave dhe këmbësorët e bllokuar në rrugët e përmbytura.
Sezoni i reshjeve monsune pritet të zgjasë deri në dhjetor.