Muhammed Emin Canik
04 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Operacioni i futbollistit legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona, për shkak të edemës së trurit, ka përfunduar me sukses, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Operacioni i Maradonas ka mbaruar dhe ishte i suksesshëm. Gjithçka shkoi siç u planifikua. Gjendja e Diego-s është e mirë dhe aktualisht po pushon në dhomën e tij", tha Sebastian Sanchi, ndihmësi i marrëdhënieve me mediat i Maradona-s, në profilin e tij në Instagram.
Theksohet se gjendja pas operacionit e Maradona-s po monitorohet nga afër dhe procesi i shërimit mund të zgjasë disa ditë. Maradona aktualisht është i shoqëruar nga familja e tij.
Maradona mbrëmë u soll me ambulancë në klinikën Olivos në provincën e Buenos Aires, nga kryeqyteti La Plate, ndërsa mjekët njoftuan se do të kryhet operacion i trurit me rrezik të ulët.
Maradona, i cili është trajneri i Gimnasia, një nga ekipet e ligës së parë argjentinase të futbollit, festoi 60-vjetorin e lindjes më 30 tetor.