Ahmet Gürhan Kartal
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
LONDËR (AA) – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka kërkuar nga shoqëria e atjeshme të shpjegojë ose të ndryshojë pabarazitë me të cilat janë trajtuar njerëzit që kanë dallime racore apo etnike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Thirrja e kryeministres është bërë të martën pasi paraprakisht një revizion qeveritar zbardhi trajtim të pabarabartë në shkollim, në tregun e punës dhe në sistemin e drejtësisë.
May tha se revizioni do të jetë “një burrim thelbësor në luftën për të mposhtur padrejtësitë etnike”.
I publikuar të martën, revizioni qeveritar për pabarazitë racore, shpalos se papunësia tek njerëzit me ngjyrë, aziatikët dhe minoritetet tjera pothuajse është dyfish më i lartë se për të rriturit britanikë të bardhë.
Në raport thuhet se numri i nxënësve nga Karaibet me ngjyrë që janë përjashtuar nga shkollat është tre herë më i lartë se sa numri i fëmijëve të bardhë britanikë.
Mbi 70 për qind e nxënësve të shkollave fillore me origjinë kineze, përmbushin standardin e pritshëm për lexim, shkrim dhe matematikë, krahasuar me 54 për qind të nxënësve të bardhë britanikë dhe 13 për qind të nxënësve të bardhë romë, flasin të dhënat e revizionit.
Disa nga të dhënat e shpalosura në revizionin qeveriatr thonë se numri i të papunëve në mësin e personave me ngjyrë, aziatikë dhe minoritetet tjera është dyfishi nga numri i britanikëve të bardhë.
Në një deklaratë të saj, kryeministrja May tha se njerëzit të cilët janë përballur me diskriminim nuk kanë nevojë për një revizion qeveritar për t'u treguar shkallën e sfidës së tyre.
Sekretari qeveritar për çështjen e pakicave, Sajid Javid, nga ana e tij tha se të dhënat nuk do të japin arsyen e pabarazisë, por paraqesin një tentativë të qeverisë për të luftuar padrejtësinë.
"Nuk po pretendojmë se jemi ulur këtu me të gjitha përgjigjet, disa prej tyre mund të kenë një shpjegim racional, por të tjerët do të kërkojnë veprim", i tha ai BBC-së.