Kaamil Ahmed
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
JERUSALEM (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka pohuar se ushtria libaneze “tani është e kontrolluar plotësisht” nga milicia e grupit Hezbollah e Libanit, që është aleat i regjimit sirian dhe i njohur për lidhjet e ngushta me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, tha se forcat e armatosura të Libanit janë bërë një “pjesë integrale” e Hezbollahut.
Lieberman theksoi se ushtria libaneze ka humbur pavarësinë e saj nga Hezbollahu, duke shtuar se çdo konflikt i ardhshëm me grupin militant do të përfshinte gjithashtu luftimet në Siri, ku për katër vitet e fundit Hezbollahu ka luftuar përkrah regjimit të Asadit.
Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Izraelit kanë thënë në mënyrë të vazhdueshme se çdo konflikt i ardhshëm me Hezbollahun do të ishte më shkatërrues se lufta e vitit 2006, në të cilën u vranë rreth 1.200 civilë libanezë.
Në muajt e fundit, besohet se Izraeli ka kryer një numër sulmesh ajrore në Siri që synojnë autokolonat e dyshuara për transportimin e armëve tek grupi Hezbollah.