Hakan Çopur
11 Shkurt 2019•Përditësim: 11 Shkurt 2019
LOS ANGELES (AA) - Në një ceremoni ku morën pjesë emra të njohur, në Los Angeles u mbajt edicioni i 61-të i Grammy Awards, çmimit më prestigjioz në botën e muzikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Staples Center në qytetin perëndimor amerikan.
Në një paraqitje surprizë, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Michelle Obama, u ngjit në skenë, në të cilën po ashtu u shfaqën edhe emrat e njohur si Lady Gaga, Jada Pinkett Smith, Alicia Keys dhe Jennifer Lopez.
Fituesit e çmimeve janë si në vijim:
Albumi i vitit: Kacey Musgraves - Golden Hour
Kënga e vitit: Childish Gambino - This Is America
Artisti(ja) më i(e) mirë i(e) ri(e): Dua Lipa
Producenti i viti: Pharrell Williams
Albumi më i mirë i muzikës rap: Cardi B - Invasion of Privacy
Albumi më i mirë i muzikës R&B: H.E.R. - H.E.R.
Kënga më e mirë e muzikës R&B: “Boo’d Up” - Larrance Dopson, Joelle James, Ella Mai & Dijon McFarlane
Kënga më e mirë e muzikës rap: “God’s Plan” (Drake)
Performanca më e mirë solo e muzikës pop: Lady Gaga - Joanne (Where Do You Think You’re Goin’?)
Performanca më e mirë grupore e muzikës pop: Lady Gaga ve Bradley Cooper - Shallow
Albumi më i mirë tradicional pop vokal: My Way - Willie Nelson
Albumi më i mirë pop vokal: Ariana Grande - Sweetener
Regjistrimi më i mirë i vallëzimit: “Electricity” - Silk City & Dua Lipa feat. Diplo & Mark Ronson
Performanca më e mirë e muzikës rok: Chris Cornell - When Bad Does Good
Performanca më e mirë e muzikës metal: “Electric Messiah” - High on Fire
Kënga më e mirë e muzikës rok: “Masseduction” - Jack Antonoff & Annie Clark, songwriters (St. Vincent)
Albumi më i mirë i muzikës rok: Greta Van Fleet - From the Fires
Albumi më i mirë i muzikës alternative: Colors - Beck
Albumi më i mirë New Age: Opium Moon - Opium Moon
Kënga më e mirë e muzikës country: “Space Cowboy” - Luke Laird, Shane McAnally & Kacey Musgraves
Albumi më i mirë vokal i muzikës xhaz: The Window - Cécile McLorin Savant
Muzikë më e mira filmike: Black Panther - Ludwig Göransson
Kënga më e mirë filmike: “Shallow” - Lady Gaga, Mark Ronson, Anthony Rossomando & Andrew Wyatt
Filmi më i mirë muzikor: Quincy (Quincy Jones)
Klipi më i mirë: “This Is America” (Childish Gambino)