Abdel Razek Abdallah,Gülşen Topçu
04 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
ALGJERI (AA) – Qeveria algjeriane njoftoi se më shumë se 5 mijë afrikanë janë bërë pjesë e organizatave terroriste në kontinentin e Afrikës dhe jashtë saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Algjerisë, Abdulmexhid Tebbun si përfaqësues i presidentit Abdulaziz Buteflika, i cili ka pozitën e koordinatorit kundër-terrorizmit në Afrikë, prezantoi një raport në Samitin e 29-të të Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë në Addis Ababa.
Sipas agjencisë algjeriane të lajmeve APS thuhet se në raportin e prezantuar nga Tebbun bëhet e ditur se më shumë se 5 mijë afrikanë janë bërë pjesë e organizatave terroriste në Afrikë dhe në zonat tjera të konfliktit.
Në raport theksohet se kthimi i këtyre personave në shtetet e tyre ose në vendet tjera në rajon do të shkakton një problem të madh për Afrikën.
Komisioneri i Unionit Afrikan për Paqe dhe Siguri, Ismail Sharki në falimin e tij në fund të vitit 2014 në një takim të organizuar në Algjeri tha se supozohet se më shumë se 4 mijë afrikanë ndodhen në radhët e organizatës terroriste DEASH.