Nuri Aydın
01 Shkurt 2021•Përditësim: 01 Shkurt 2021
Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 75 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 75.011.575 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (16.368.929), Indi (10.427.392), Brazil (7.998.246) dhe Rusi (3.300.004) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.362.415), Italia (2.010.548), Kolumbia (1.924.401), Gjermania (1.921.700), Argjentina (1.712.868), Britania e Madhe (1.673.936), Meksika (1.403.064), Afrika e Jugut (1.229.620) dhe Polonia (1.270.467).
Ndërkohë në mbarë botën janë 25.943.704 persona të cilët ende janë në trajtim.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 103.416.042 njerëz dhe duke shkaktuar 2.234.936 të vdekur.