Murat Karadağ
13 Mars 2017•Përditësim: 13 Mars 2017
TOKIO (AA) - Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abulaziz, i shoqëruar nga një numër i madh biznesmenësh, ka nisur një vizitë zyrtare në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai është pritur nga Princi i Japonisë Naruhito në aeroportin Tokyo Haneda, ndërsa vlerësohet se vizita e tij do të ketë në qendër të bisedimeve, reformën në ekonomi.
Një deklaratë në lidhje me këtë vizitë është bërë nga zëdhënësi i qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga. Ai ka theksuar se Japonia është e gatshme ti vijë në ndihmë Arabisë Saudite për çështjet ekonomike.