Medvedev: Macron do të "zhduket përgjithmonë" jo më vonë se 14 maj 2027
Medvedev përmes llogarisë së tij në median sociale iu përgjigj Macronit, i cili akuzoi Rusinë se përbën kërcënim për Evropën dhe Francën

Moskë
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi se presidenti francez Emmanuel "Macron do të zhduket përgjithmonë jo më vonë se 14 maj 2027", transmeton Anadolu.
Medvedev përmes llogarisë së tij në median sociale iu përgjigj Macronit, i cili akuzoi Rusinë se përbën kërcënim për Evropën dhe Francën.
Medvedev duke e shkruar emrin e Macronit si "Micron" tha se "Vetë Micron nuk përbën kërcënim. Ai do të zhduket përgjithmonë jo më vonë se 14 maj 2027 dhe ai nuk do të mungojë".
Në fjalimin e tij drejtuar dje kombit, Macron tha se Rusia planifikon të zgjerojë më tej ushtrinë e saj duke shpenzuar më shumë se 40 miliardë euro për të përfshirë 3.000 tanke dhe 300 avionë luftarakë deri në vitin 2030 dhe se ajo vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë e Evropës.