Şahin Demir
02 tetor 2026•Përditësim: 02 tetor 2026
Një tanker është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit të premten, njoftoi Qendra e Operacioneve té Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.
Sipas UKMTO-së, kapiteni i anijes ka raportuar se cisterna është goditur gjatë kalimit në dalje nga ngushtica në orën 11:22 GMT.
Sipas njoftimit, goditja ka shkaktuar zjarr të vogël dhe ndërprerje të energjisë elektrike në bord.
Zjarri u shua më vonë dhe anija po vijon lundrimin, shtoi UKMTO-ja.
Sipas agjencisë, nga incidenti nuk janë raportuar viktima apo pasoja mjedisore.
Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa agjencia u bëri thirrje anijeve që lundrojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.