Emel Gözellik
14 Maj 2020•Përditësim: 14 Maj 2020
Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në Meksikë, për shkak të alkoolit toksik nga fundjava e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC, zyrtarët njoftuan se 46 persona që kanë konsumuar alkool toksik në shtetet Puebla dhe Morelos, kanë humbur jetën nga helmimi i metil alkoolit.
Zyrtarët më tutje bëjnë të ditur se shumë personave janë duke vazhduar trajtimin e tyre në spitale. Vazhdon hetimi mbi rastin.
Në muajin prill në shtetin Jalisco në perëndim të vendit 21 persona kishin humbur jetën nga alkooli toksik.