Fahri Aksüt
14 Maj 2020•Përditësim: 14 Maj 2020
Mbi 600 persona, përfshirë gjashtë zyrtarë qeveritarë kanë vdekur në kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit, Aden, për shkak të epidemive, bëri të ditur një zyrtar qeveritar, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Më 1-13 maj, për shkak të epidemive, përfshirë murtajën pneumonike dhe virusin chikungunya, gjithsej 623 persona, gjashtë prej tyre zyrtarë të qeverisë humbën jetën", tha zyrtari i cili nuk deshi që emri i tij të zbulohej për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e tij.
Qeveria jemenase të hënën e shpalli kryeqytetin e përkohshëm Adenin një "zonë katastrofike" për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe epidemive të tjera, njoftuan mediat lokale.
Qeveria i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të kujdesit shëndetësor të mbështesin Jemenin në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe epidemive tjera që u shfaqën pas një katastrofe përmbytjeje në qytet, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Saba.
Adeni është shkatërruar nga përmbytjet që nga mesi i prillit, duke prekur 150.000 persona dhe muajin e kaluar nxiti qeverinë, të shpallte qytetin jugor një "zonë katastrofike".