Evren Aydemir
25 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama kanë qenë bashkë në panelin me temë demokracia dhe përgjegjësia globale të organizuar në sheshin përpara portës së njohur Brandenburger Tor, në Berlin, me rastin e ditëve të Kishës Protestante, raporton Anadolu Agency (AA).
Pyetjes së një të pranishmeje se çfarë ka bërë në kuadër të ndihmës ndaj refugjatëve dhe për të ndaluar vdekjet në Detin Egje, Merkel ka thënë se flota gjermane ka shpëtuar mbi 20 mijë refugjatë atje dhe në vijim duke shtuar se kjo nuk është e mjaftueshme ka thënë: "Duhet të vazhdojmë me luftën kundër bandave të trafikimit. Ndërkohë që në Detin Egje vdisnin qindra njerëz unë punoja për arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë. Sepse mendojmë që mund të ndihmojmë Turqinë dhe mund të mbajmë më mirë refugjatët atje".