Bakir Tiro
02 Nëntor 2017•Përditësim: 03 Nëntor 2017
LONDËR (AA) - Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç pas disfatës së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve tha se janë duke luajtur nën mundësitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Luajmë nën mundësitë tona, nuk jemi në formë, por besoni se e dimë se sa vlejmë. Së shpejti do të shihni Realin e vërtetë", ka deklaruar Modriç pas disfatës së mbrëmshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Londër kundër Tottenhamit.
Reali fundjavën e fundit pësoi disfatë edhe në Girona (2:1), kështu që "klubit mbretëror" nuk i ecën as në Ligën e Spanjës.
"Nuk kemi as probleme fizike dhe as psiqike, thjesht jemi në krizë ku nuk luajmë mirë. Por, besoni Reali ka ditur të kthehet edhe nga situata më të vështira. Kështu do të ndodhë edhe kësaj radhe", tha Modriç pas disfatës nga Tottenhami në Londër me rezultatin 3:1