Safiye Karabacak
04 dhjetor 2016•Përditësim: 04 dhjetor 2016
BAGDAD (AA) - Kapacitetet e akomodimit në spitalet e improvizuara në lindje të qytetit irakian të Mosulit janë të pamjaftueshme për numrin e madh të civilëve të cilët çdo ditë pësojnë në rrugët e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Doktor Muhamed es-Sevas tha se civilët në lindje të Mosulit janë nën sulme të vazhdueshme me bomba nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH.
Në vendin Kevceli në lindje të Mosulit forcat irakiane kanë ngritur një spital të improvizuar në të cilin vetëm mbrëmë kanë mbërritur më shumë se 80 të plagosur.
"Spitali nuk mund të pranojë më shumë të plagosur. Nuk ka më as furnizime mjekësore në spital. Punonjësit e shëndetësisë nuk dinë se çfarë të bëjnë me pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale", tha mjeku Muhamed es-Sevas
Sipas tij, spitali në Erbil ka pranuar disa raste emergjente.
Forcat irakiane më 17 tetor kanë nisur një fushatë për çlirimin e Mosulit, dhe që atëherë në pjesën lindore të qytetit të shpeshta janë përleshje me terroristët e DEASH-it.