Mahmoud Barakat
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
NINEVEH (AA) – Shtatë ushtarë irakianë u vranë të mërkurën në një sulm vetëvrasës me autobombë nga terroristët e DEASH-it në Mosul, sipas një oficeri të ushtrisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).
"Një sulmues vetëvrasës i DEASH-it ka drejtuar një makinë bombë drejt ushtarëve irakianë pasi ata kanë përparuar në jugperëndim të lagjes së Mosulit Al-Wahda. Sulmuesi u vra së bashku me shtatë ushtarët", tha për AA koloneli i ushtrisë Ahmed al-Jabouri.
Gjeneral majori Abdel Wahab al-Saadi i agjencisë së anti-terrorizmit në Irak tha për AA se forcat irakiane kishin arritur të çlirojnë 43 rrethe të Mosulit perëndimor që nga fillimi i ofensivës për çlirimin e qyteti tetorin e kaluar.