Ekip
04 prill 2017•Përditësim: 04 prill 2017
BAGDAD (AA) – Gjatë sulmit ajror të ushtrisë irakiane, objektivi i së cilës kanë qenë pozita të DEASH-it në Mosul, janë vrarë së paku 50 terroristë të DEASH-it, konfirmuan nga ushtria irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sipas informacioneve që kemi marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës-Sigurisë, avionët tanë i kanë shkaktuar goditje të dhimbshme DEASH-it në Mosul. Burimet tona të inteligjencës theksojnë se gjatë sulmeve ajrore janë vrarë së paku 50 terroristë të DEASH-it, ndërsa janë shkatërruar edhe disa pozita të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e ushtrisë irakiane të publikuar të hënën në mbrëmje.