Mahmut Atanur
23 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Si pasojë e erës së fortë dhe stuhisë në shtetin Ciangsu që gjendet në lindje të Kinës, kanë humbur jetën 51 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, nga efekti negativ i rrufesë, erës së fortë, breshërit dhe stuhisë në qytetin Yancing dhe përreth, janë rrëzuar shumë ndërtesa dhe janë dëmtuar edhe rrugët.
Autoritetet lokale njoftuan se si pasojë fatkeqësive natyrore kanë humbur jetën 51 persona. Në rajon janë transferuar ekipet e ndihmës së shpejtë.