Hakan Çopur
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Barack Obama, ka pohuar se gabimi më i keq që ka bërë gjatë detyrës së tij presidenciale është mos përgatitja e një plani për procesin pas rrëzimit të liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti amerikan Obama në një intervistë të cilën e ka dhënë për herë të parë që prej 2008-tës në kanalin televiziv amerikan Fox ka folur në lidhje me përparësitë dhe preferencat e politikës së jashtme për periudhën presidenciale të tij.
Në komentin e tij në lidhje me ndërhyrjen e kryer në vitin 2011 në Libi Obama ka pohuar se gabimi më i keq në periudhën e presidencës ka qenë "dështimi ynë në planin pas ditëve të rrëzimit të Gaddafit në Libi".
Duke përdorur shprehjet "Mund të bënim më shumë pas ndërhyrjes në Libi" Obama ka "pranuar" në një mënyrë se kanë hyrë të pa përgatitur pas rrëzimit të Gaddafit.
Muajin e kaluar në një intervistë speciale të publikuar në revistën Atlantic, Obama duke vënë në dukje pikëpamjet e tij rreth Libisë, kishte akuzuar disa liderë të BE-së për "shpërqendrim të vëmendjes" ku ai kishte lënë të kuptohet se këto vende kanë patur pjesën e tyre në kaosin e shfaqur në Libi.
Pas deklaratës në lidhje me përfshirjen e vendit në kaos pas operacionit në Libi, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Ned Price "solli qartësi" për fjalët e Obamë-s të cilët kishin në objektiv Kryeministrin britanik David Cameron dhe presidentin francez të asaj periudhe Nikolas Sarkozy duke theksuar se që të dy vendet "ishin aleate të forta të SHBA-së".