Hakan Ceyhan Aydoğan
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
MOSKË (AA) - Mediat ruse raportojnë se në qytetin Stavropol që gjendet në jug të vendit në afërsi të një qendre të policisë 3 sulmues vetëvrasës kanë kryer sulm, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat ruse, 3 sulmues vetëvrasës kanë shpërthyer lëndët eksplozive në afërsi të hyrjes së qendrës së policisë e cila gjendet në qarkun Novoselitsky.