Hamdi Yıldız
25 Janar 2021•Përditësim: 25 Janar 2021
Në Egjipt ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njoftoi se në spitalin e karantinës Abu Khalifa në qytetin Ismailia ka filluar vaksinimi për personelin mjekësor me vaksinën kineze Sinopharm.
Së pari do të vaksinohen personeli mjekësor në spitalet e karantinës të COVID-19 dhe spitalet tjera ku bëhet identifikimi i virusit, më pastaj të moshuarit, të sëmurit kronik dhe pastaj grupet, tjera thuhet më tej.
Nga ministria gjithashtu u theksua se kanë mundësi për t'i magazinuar 140 milionë doza vaksinë dhe se do të sigurohen 100 milionë doza për vaksinimin e popullit.